Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizitoi Muzeun Historik të presidentit të ndjerë Alija Izetbegoviq në Sarajevë, duke e cilësuar atë si një udhëkryq frymëzimi për çdo komb që aspiron liri dhe drejtësi.

“Ndër fotografitë dhe kujtimet e ekspozuara aty ndjehet qartë sakrifica, qëndresa dhe përkushtimi për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor”, shkroi Gashi në një status të publikuar në rrjetet sociale.

Vizita e kryeparlamentarit përkoi me ditën e xhumasë dhe 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës – një moment simbolik që Gashi e vlerësoi si mundësi për reflektim dhe nderim. Ai bëri lutje pranë varrit të Izetbegoviqit, duke theksuar se ai ishte më shumë sesa një president: një vizionar, idealist dhe mbrojtës i paepur i popullit të tij në kohët më të errëta.

“Alija Izetbegoviqi do të kujtohet jo vetëm si lider politik, por edhe si simbol i dinjitetit njerëzor dhe i luftës për liri, drejtësi dhe paqe”, përfundoi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button