Shansi i parë për të rinjtë, forcë për gratë, VLEN prezanton planin 40 milionësh për punësim në Strugë

Sot në qytetin e bukur të Strugës, buzë Drinit të Zi, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim Selajdin Beluli, prezantuan masat e reja të Planit Operativ për Punësim.
Ky plan përfaqëson një angazhim të qartë institucional dhe është mbështetur me 40 milionë euro buxhet, me synimin për të ndërtuar një treg pune më të hapur, të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.
Plani i punësimit është i ndërtuar për t’u shërbyer konkretisht: të rinjve që kërkojnë shansin e parë, grave që duan të fuqizohen ekonomikisht dhe të gjithë atyre që synojnë mundësi reale për përparim në vendin tonë.
VLEN mbetet e përkushtuar që çdo euro e këtij plani të shndërrohet në mundësi të prekshme për qytetarët dhe në një shtysë të re për zhvillimin ekonomik dhe barazi në tregun e punës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button