Adnan Azizi: Flamuri shqiptar do të valojë si gjithmonë, shpifjet nuk i lëkundin shqiptarët

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një statusi lidhur me atë që i cilëson si shpifje dhe montazhe ndaj flamurit shqiptar. Azizi ka akuzuar opozitën për mungesë idesh dhe vizioni, ndërsa ka theksuar se flamuri kombëtar do të vazhdojë të valojë dhe ka bërë thirrje për ngritjen e gjuhës shqipe në institucionet ku këtë e parasheh ligji.
“SHpifjet e UDB-së nuk e ulin flamurin shqiptar – vetëm zbulojnë frikën dhe dëshpërimin e opozitës!
Këto shpifje të ulta flasin qartë për gjendjen aktuale të opozitës: të zhytur në llum, pa ide, pa vizion, pa projekt. Vetëm shpifje, gënjeshtra dhe montazhe.
Flamuri kombëtar do të valojë si gjithmonë dhe nuk ka kush e prek.
Këto metoda të UDB-së nuk i lëkundin shqiptarët. Tregojnë vetëm poshtërsinë e porositësve.
Ju ftoj ta ngritni shqipen lartë, me krenari, ashtu siç do të ngritet në të gjitha institucionet shtetërore dhe lokale ku e parashikon ligji”, ka shkruar Adnan Azizi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button