Fetai: Tetori është i shqiptarëve të lirë dhe të barabartë

Zëvëndëskryeministri, Aeben Fetai, në panelin e organizuar nga VLEN për kremtimin e një vjetorit të qeverisjes së re radhiti të arriturat e VLEN si partnerë të kësaj përbërje qeveritare. Sipas Fetait bëhet fjalë për një sërë projektesh e punë konkrete që janë bërë për vetëm brenda këtij viti.

“Ne, për 365 ditë, i bindëm miqtë tanë ndërkombëtarë se kjo gjeneratë e shqiptarëve sot në VLEN nuk e shpërdoron pozitën. Nuk e vjedh rrogën e nëpunësit. Nuk e nënçmon arsimtarin. Nuk e nëpërkëmb bujkun. Nuk ushtron presion mbi gjykatat siç bënin ata para nesh. Nuk ndryshon Kodin Penal për të amnistuar korrupsionin politik. Dhe pikërisht për këtë, për herë të parë, partnerët tanë ndërkombëtarë na shohin si partnerë të denjë.Kemi arritur të nënshkruajmë marrëveshje strategjike me Britaninë e Madhe në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe spitaleve moderne. Kemi garantuar projekte energjetike që do ta bëjnë vendin tonë më të qëndrueshëm dhe më të pavarur. Kemi ndërtuar ura me Bashkimin Evropian që nuk janë vetëm deklarative, janë konkrete, janë ura për investime, për siguri, për dije dhe zhvillim. E reviduam strukturën negociuese dhe e themeluam Akademinë e BE-së. Finalizuam programimin e IPA-s 2025–2027 dhe siguruam 52.5 milionë euro përmes parafinancimit nga BE-ja, mjete që do të ndihmojnë për transformimin europian të institucioneve tona”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button