MPB: Regjim i veçantë trafiku nesër dhe pasnesër në Shkup

SPB Shkup njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër, për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për një regjim të veçantë të trafikut në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’u jepen nga punonjësit e policisë me uniformë.