Kryeparlamentari Gashi: Takime për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatik

Keryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar për disa takime të rëndësishme që ka realizuar gjatë ditës së sotme

“Zhvillova takime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatik”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kryeparlamentari është takuar me Delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi – Maqedonia e Veriut, të kryesuar nga z. Ahmet Kiliç.

“Diskutuam për forcimin e lidhjeve mes parlamenteve tona dhe mbështetjen e dialogut miqësor që kemi ndërtuar në këtë periudhë”, është shprehur Gashi.

Gjithahstu gjatë ditës, kreu i Kuvendit ka realizuar një takim lamtumirës me Ambasadoren e Suedisë, znj. Ami Larsson Jain.

“E falënderova për rolin e saj aktiv, mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në avancimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

Gashi poashtu ka kryesuar mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare, një angazhim konkret për rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të Kuvendit dhe forcimin e transparencës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button