Ministri izraelit i ekstremit të djathtë: Është koha t’i “hapim portat e ferrit” kundër armiqve tanë

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, një figurë e njohur e ekstremit të djathtë, ka deklaruar se “duhet të hapen portat e ferrit” për armiqtë e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se është arritur një armëpushim me Iranin.

Në një intervistë për radion publike izraelite Reshet Bet, të mërkurën, Ben-Gvir deklaroi se Izraeli ka “arritur sukses në Iran”.

Ai tha se Izraeli “duhet ta shfrytëzojë” këtë arritje “dhe t’u tregojë të gjithëve se ne jemi zotër të Lindjes së Mesme”.

Ben-Gvir, i cili është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re dhe Norvegjia për “nxitje të përsëritur të dhunës kundër civilëve palestinezë”, është një nga anëtarët më radikalë të kabinetit të Netanyahut dhe ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të ndryshimit të regjimit në Iran.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button