Kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor në Tetovë, dyshohet se ka zbuluar sekrete shtetërore

MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor nga Tetova i cili dyshohet se ka zbuluar sekretet shtetërore.

“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit – Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe nga pjesëtarë të policisë së burgjeve kundër Z.S., nëpunës policor në SP KP Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “zbulimi i sekretit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 360, paragrafi 1 i Kodit Penal.

I denoncuari si person zyrtar – nëpunës policor në vitin 2023 dhe 2024 ka siguruar të dhëna që paraqesin sekret zyrtar në mënyrën që ka pasur mbikëqyrje në buletinin e ngjarjeve ditore të MPB-së dhe në planet shtesë për aksione të planifikuara kontrolluese dhe vepruese në kazino dhe objekte të hotelierisë të planifikuara dhe të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, ISHT dhe ISHP. Të dhënat e siguruara ia ka bërë të qasshme një personit fizik të punësuar në kazino”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button