Kurtishi: Kemi projekt konkret për digjitalizimin e Postave

Drejtori Gjeneral i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi në një intervistë në emisionin N`Vikend ka folur për digjitalizimin e Postave të Maqedonisë.
Kurtishi ka theksuar se kanë projekt konkret për digjitalizimin e Postave, projekt i cili pritet të realizohet në tri faza.
“ Realisht po. Pas shumë takimeve dhe konsultimeve brenda sektorëve postare kemi arritur në një konkluzion se edhe ne do të duhet ta ndjekim hapin e digjitalizimit dhe investimit të vazhdueshëm në Postë. Kemi projekt konkret se si duhet të digjitalizohet Posta në Maqedoninë e Veriut. Projekti përmban tri faza ku shpresojmë që brenda këtij viti të vazhdoj faza e parë e digjitalizimit”, deklaroi Kurtishi.