Kasami: Para apo pas zgjedhjeve, Ligji për Përfaqësim të Drejtë do të miratohet!

-A do të ndodhë para, apo pas zgjedhjeve, ne garantojmë që ky ligj do të miratohet, tha Bilall Kasami për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. Kasami tha se që nga fillimi, partitë politike në pushtet janë dakorduar që ligji fillimisht të shkojë në Komisionin e Venecias, për të mos pasur probleme si me Ligjin për Gjuhët në Kushtetuese.
“Për ne nuk është më e rëndësishmja , ashtu siç ka qenë fatkeqësisht në të kaluarën përvoja politike, nuk është më e rëndësishmja që ky ligj të miratohet para zgjedhjeve. Ne kemi premtuar që do të ketë Ligj për Përfaqësim Adekuat që nuk do të jetë i kontestueshëm nga Kushtetuta apo ligjet tjera dhe i njëjti do të jetë në shërbim të përfaqësimit të përfaqësimit adekuat, ashtu siç është përcaktuar me Kushtetutë”, tha Kasami.