Arrestohet shoferi nga Nerashti, drejtonte automjetin me 175 km/h

Më 10.06.2025 në orën 14.42 në autostradën Shkup-Tetovë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Tetovë e privuan nga liria A.I. (21) nga f. Nerashtë, rrethi i Tetovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit dhe masave të ndërmarra, nëpunësit policorë konstatuan se A.I. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Bmv” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 175 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h.

Personi u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button