Gjermani: 13-vjeçari i përqendruar në telefon goditet nga tramvaji

Një djalë 13-vjeçar u përplas nga një tramvaj të shtunën në mbrëmje në Mannheim të Gjermanisë, pasi ishte i përqendruar në telefonin e tij dhe nuk vuri re mjetin që po afrohej, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimit të Bild, ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në rrugën Friedrich-Ebert-Straße, pranë një stacioni treni. Djali, i cili kishte vendosur kufje dhe ishte i hutuar në telefon, u ndal me shpinë nga shinat, duke mos e vënë re tramvajin që po afrohej drejt qendrës së qytetit.

“Bazuar në gjendjen aktuale të hetimeve, djali ishte i pavëmendshëm për shkak se përdorte telefonin celular dhe kufjet në të njëjtën kohë,” deklaroi policia e Mannheimit.
Ai përfundoi mbi shina dhe pësoi lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit, trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht në zonë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button