Ganiu bashkë me qytetarët e Çairit mbledhin mbeturinat, i nisin drejt Qytetit të Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me qytetarët ka mbledhur mbeturinat në Çair. Siç bëri të ditur Ganiu mbeturinat do të dërgohen te Qyteti i Shkupit.
“Kjo është ekocit që i bëhet popullit tonë. Ne jemi të zhytur në bërllog. Por ne nuk do të rrim kështu. Populli do të regojnë dhe do ta marrë përgjigjen për shkak se ne jemi taksapagues”, tha ndër të tjera kryetari i Komunës së Çairi, Visar Ganiu.