Vritet një 24 vjeçar në Prizren

Një i ri 24 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shkrepjes me armë. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në Prizren.

Njoftimi i plotë i policisë

Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button