FFM ndëshkon ashpër Voskën: 9 pikë më pak, 9 mijë euro gjoba dhe ndalesa për zyrtarët!

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot mori vendim që KF Voska të dënohet me heqje të 9 (nëntë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara gjatë sezonit aktual të kampionatit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, njofoton Telegrafi.

Gjithashtu Voska ka marrë denim me gjobë financiare prej 2.500,00 eurosh për shkak të braktisjes së ndeshjes kundër KF Vardari në kuadër të javës së 28-të.

KF Voska Sport gjithashtu dënohet me gjobë financiare në vlerë prej 5.000,00 eurosh për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes ndaj KF Vardar në javën e 28-të.

Nefi Useini – kryetar i FK Voska dënohet me ndalim të ushtrimit të funksionit në kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe me një gjobë financiare prej 1.500,00 eurosh. Masa disiplinore është shqiptuar për shkak të nxitjes, respektivisht thirrjes për tërheqjen e ekipit të KF Voska nga ndeshja kundër KF Vardari në javën e 28-të.

Trajneri i FK Voska Sport Klodian Arbi, është dënuar me ndalim të ushtrimit të funksionit për 2 vite, ndërsa kapiteni i KF Voska, Agon Hani, është dënuar me ndalim të pjesëmarrjes në ndeshje për 1 muaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button