Shoqata e Industrisë Gjermane të Automjeteve (VDA) ka kritikuar ashpër taifat e presidentit amerikan Donald Trump. Gjermania do të humbasë vende pune!

Tarifat e reja doganore amerikane prej 25 për qind që hynë në fuqi sot për makinat nga BE-ja prekin veçanërisht Gjermaninë ku prodhohen makinat e markave Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz. Të prekur janë edhe prodhuesit e furgonëve, të motorëve, të baterive me litium dhe të pjesëve të tjera për automjete si gomat apo amortizatorët.
Tarifat e reja të gjera reciproke të SHBA-së në pjesë të mëdha të botës shënojnë “një ndryshim thelbësor në politikën tregtare”, tha të enjten presidentja e VDA Hildegard Müller. “Kjo do të ndikojë gjithashtu në vendet e punës në Gjermani. Ky “proteksionizëm” “do të prodhojë vetëm humbës”, ka thënë presidentja e VDA. Industria gjermane e automobilave ka mbi 2.000 qendra të saj në SHBA, ku punojnë rreth 138.000 punonjës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button