Indonezi, aktivizohet sërish vullkani Marapi

Vullkani Marapi i cili ndodhet në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë është aktivizuar sërish, raporton Anadolu.

Theksohet se në vullkan kanë ndodhur shpërthime dhe se vullkani ka lëshuar hi.

Vullkani ka shpërthyer gjithsej 416 herë që nga shpërthimi i tij i parë më 3 dhjetor të vitit 2023.

Autoritetet njoftuan se hyrja dhe aktivitetet brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga qendra e vullkanit janë të ndaluara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button