Kovaçevski: Koalicioni ynë evropian nuk do të heqë dorë nga eurointegrimi i vendit

Koalicioni evropian nuk do ta braktisë procesin e integrimeve evropiane të vendit, proces i cili siguron standard më të lartë të jetesës për qytetarët, më shumë vende pune, sundim më të mirë të ligjit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili mori pjesë në Samitin  BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Ai tha se Samiti BE-Ballkani Perëndimor ishte një mundësi e shkëlqyer për të folur në nivelin më të lartë për të ardhmen e përbashkët evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra vendosmërinë dhe vizionin tonë të patundur që Bashkimi Evropian, si më parë, të mbetet partneri më i besueshëm i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,  KRYEMINISTËR

“Ne si Qeveri, po punojmë shumë për të arritur objektivin tonë strategjik për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Për të siguruar një jetë më të mirë, dinjitoze në shtëpinë tonë me paga dhe pensione më të larta, më shumë para për qytetarët, më shumë vende pune, standarde më të mira jetese, arsim më të mirë, shëndetësi dhe funksionim më të mirë të të gjitha proceseve demokratike dhe ligjore. Të sigurojmë standarde dhe vlera evropiane në vendin tone”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button