Shqipëri, mijëra besimtarë falen në ‘Sheshin Skënderbej’!

Pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, besimtarët myslimanë kremtojnë sot (30 mars) festën e Fitër Bajramit.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e madhe në Tiranë. Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh.

Kreu i Komunitetit Mysliman, mes të tjerash në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët anëmbanë dhe gjithashtu që “Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe t’i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës”.
Edhe Presidenti Bajram Begaj uroi dje besimtarët myslimanë duke theksuar se “përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit”.

Një urim erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se besimtarët përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi. “Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”.

Pritjet tradicionale organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button