Vazhdon greva e QSHP , nuk do të mbahet provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë

Për shkak të vazhdimit të grevës së Sindikatit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila ishte pezulluar në maj të këtij viti, nuk do të zhvillohet provimi profesional për mësues dhe asistentë profesional për kursantët, si dhe nuk do të zhvillohet as trajnimi bazë për drejtorë, transmeton Alfax.

Siç deklaroi sot Emilia Boshkovska nga Sindikata e QSHP, greva vazhdon për shkak të mosmarrjes së përgjigjes së kënaqshme nga Ministria e Financave për rritjen e pagave të punëtorëve në këtë institucion, përkatësisht barazimin e tyre me pagat e mësuesit mentor. Ajo theksoi se pagat e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve janë 25 për qind më të ulëta se pagat e një mësuesi mentor. Bëhet fjalë për 26 punonjës.

Boshkovska thekson se provimi profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional nuk do të mbahet, ndërsa rrezikohet edhe zbatimi i maturës shtetërore.

“Në këtë moment është paraparë të mbahet provimi profesional për mësimdhënës dhe asistent profesional për kursantë. Është diçka në të cilën janë përfshirë  rreth 700 persona që janë regjistruar gjatë kësaj periudhe provimi. Ata 700 persona presin që deri në fund të vitit të kalojnë provimin dhe t’u transformohet punësimi, por në këtë rast provimi nuk do të ndodhë. Është diçka që mund të jetë më e rëndësishme tani sesa matura, përkundër faktit se matura nga 1 janari do të jetë plotësimi dhe deklarimi i nxënësve dhe futja e tyre në sistemin lëndor”, tha Boshkovska.

Ajo thekson se ndërkohë janë duke u përgatitur dhe dorëzuar pyetjet për maturën, por koordinatorët nuk do t’i marrin. Ajo shtoi se shtatë muajt e fundit kanë pasur negociata direkte dhe indirekte me Ministrinë e Financave, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Arsimit. Ajo sqaroi se për problemin e tyre nuk u është ofruar zgjidhje reale dhe theksoi se aktualisht kanë mungesë të avokatëve, por vazhdimisht po iu refuzohet punësimi.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button