As Izraeli nuk e pranoi në territor të vet – e përzunë

Autoritetet izraelite i kërkuan presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, të largohet nga konferenca për antisemitizmin në Jeruzalem, pasi ndaj tij ishte shpallur një urdhër arresti ndërkombëtar, raportuan sot mediat izraelite.

Sipas një artikulli të gazetës Israel Hayom, të cilin e transmetuan edhe mediat sarajevase, autoritetet izraelite “i bënë të qartë Dodikut se ai nuk është i mirëpritur në ngjarje, gjë që e detyroi atë të largohet nga vendi”, raportoi agjencia Beta.

Ndërkohë, Dodik konfirmoi për Jerusalem Post se ishte larguar nga konferenca.

“Erdha në Izrael për të folur kundër antisemitizmit. Në vend të kësaj, u ndjeva i padëshiruar – një mysafir që u ndje si i tepërt,” tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button