Shasivari: Për herë të parë, diplomat në gjuhën shqipe etablohen në sistem

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në emisionin “ClickPlus” në TV21, tha se me formulimin e ri për provimin e jurisprudencës, diplomat e fakulteteve juridike me mësim në gjuhën shqipe për herë të parë përfshihen në sistem edhe si dëshmi për gjuhën në të cilën kandidati i ka përfunduar studimet.
“Për herë të parë në historinë e këtij shteti, diplomat që lëshohen në gjuhën shqipe do të etablohen në sistem. Kjo nuk ka qenë deri tash. A e kuptoni këtë të arritur?”, tha Shasivari.
Duke marrë si shembull Universitetin Shtetëror të Tetovës, ministri shpjegoi se deri tani diploma ka shërbyer para Ministrisë së Drejtësisë për të dëshmuar nëse kandidati i plotëson kushtet akademike, përfshirë 300 kreditë. Me formulimin e ri, ajo do të dëshmojë edhe gjuhën në të cilën kandidati i ka kryer studimet juridike.
“Diploma që e lëshon Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës për herë të parë certifikohet, etablohet në sistem, sepse ajo diplomë do të shërbejë si dëshmi për gjuhën në të cilën i ka kryer studimet juridike kandidati. Kjo për herë të parë ndodh. Kjo s’ka qenë kurrë”, deklaroi Shasivari.
Ai veçoi rëndësinë historike të USHT-së për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa sqaroi se përfshihen edhe dy universitetet e tjera me mësim në gjuhën shqipe. Këtë ndryshim e cilësoi edhe si një të arritur për vetë universitetet.
“Nuk është punë e vogël që diplomën e universitetit me mësim në gjuhën shqipe ta përfshish në sistemin e provimit të jurisprudencës, të shërbejë si dëshmi për gjuhën. Kjo për herë të parë ndodh. Kjo është edhe një e arritur për universitetet tona”, tha Shasivari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button