Lavrov: Takimi i diplomatëve rusë dhe amerikanë zhvillohet nesër në Istanbul

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka njoftuar se një takim midis përfaqësuesve rusë dhe amerikanë për të diskutuar operacionet e ambasadave do të zhvillohen nesër në Istanbul, raporton Anadolu.

“Ne njoftuam se diplomatët dhe ekspertët tanë të nivelit të lartë do të takohen dhe do të shqyrtojnë problemet sistematike që janë mbledhur si rezultat i aktiviteteve të paligjshme të administratës së mëparshme (të SHBA-së) për të krijuar pengesa artificiale për aktivitetet e ambasadës ruse, ndaj të cilëve ne natyrshëm reaguam dhe krijuam gjithashtu kushte të pakëndshme për punën e ambasadës amerikane në Moskë”, tha Lavrov duke folur për mediat në Doha të Katarit.

Duke iu referuar zgjidhjes izraelito-palestineze, Lavrov tha se Moska është thellësisht e shqetësuar ndaj asaj që ushtria izraelite vazhdon të ndërmarrë veprime që shkojnë përtej marrëveshjes së armëpushimit duke krijuar tensione në terren.

Sipas ministrit Lavrov, Rusia dhe Katari mbështesin përparimin drejt krijimit të një shteti palestinez, ndërsa zhvendosjen e palestinezëve në rajon, në vend të shtetësisë, e konsiderojnë si një “bombë me sahat”.

Shefi i diplomacisë ruse gjithashtu përjashtoi mundësinë e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë, duke theksuar se presidenti francez, Emmanuel Macron, keqinterpretoi komentet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Trump sugjeroi se një veprim i tillë mund të jetë i mundur me marrëveshjen e të gjitha palëve, por pëlqimi i Rusisë nuk u kërkua kurrë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button