Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Konflikti Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti Donald Trump është i sigurt në aftësinë e tij për të negociuar një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar se lufta 3-vjeçare mund të përfundojë brenda javës që vjen, transmeton Anadolu.

“Presidenti dhe ekipi i tij janë shumë të përqendruar në vazhdimin e negociatave me të dyja palët e kësaj lufte për t’i dhënë fund konfliktit dhe presidenti ka shumë besim se mund ta arrijmë këtë javë”, u tha Leavitt gazetarëve pas kthimit nga Konferenca Konservatore e Veprimit Politik (CPAC).

Komentet erdhën pasi Trump pretendoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, “nuk ka karta” dhe duhet të përjashtohet nga negociatat e ardhshme të paqes me liderët ndërkombëtar.

Leavitt tha se këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Matt Waltz, do të punojë “ditë e natë” këtë fundjavë për një marrëveshje dhe theksoi se sekretari i Shtetit, Scott Bessent, ka qenë gjithashtu i përfshirë në diskutimet për një marrëveshje të propozuar me Ukrainën për të shfrytëzuar mineralet e papërpunuara.

“Kur bëhet fjalë për mineralet kritike, kjo është një pjesë e rëndësishme për presidentin. Është shumë e rëndësishme për presidentin, sepse do të rikuperojë dollarët e taksave amerikane. Dhe gjithashtu do të jetë një partneritet i madh ekonomik midis SHBA-së dhe popullit ukrainas, si dhe derisa ata rindërtojnë vendin e tyre pas kësaj lufte brutale”, tha ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button