Katari zotohet të vazhdojë përpjekjet për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza

Katari u zotua të dielën se do të vazhdojë me përpjekjet për të ndërmjetësuar armëpushimin në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
“Përpjekjet tona si shtet i Katarit së bashku me partnerët tanë po vazhdojnë. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman në një forum në Doha.

Ai tha se vendi i tij është i përkushtuar për lirimin e të gjithë pengjeve, por gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e operacionit ushtarak izraelit në Rripin e Gazës.
Udhëheqësi shprehu keqardhje për atë që ai e përshkroi si mungesë të së njëjtës gatishmëri që u tregua muajin e kaluar dhe që rezultoi në një marrëveshje armëpushimi tashmë të përfunduar, të rënë dakord nga Izraeli dhe grupi islamik palestinez.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, lehtësoi gjithashtu shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button