Limaj hoqi “vijat e kuqe” për koalicione, Haradinaj:E keqja ka emër, Albin Kurti

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, ishin fjalët e vetme që Haradinaj i ka shkruar në Facebook sot, vetëm pak orë pasi kreu i Nismës, Fatmir Limaj doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Limaj refuzoi të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime nëse është fjala për çështje nacionale.
“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button