Bojkoti po jep rezultat, vetëm për një ditë marketet përjetojnë rënie të qarkullimit total me 46.29%

Duke pasur parasysh interesin e publikut, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), brenda kompetencave të saj, ka publikuar të dhënat nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit të parasë së gatshme (GPRS), pra qarkullimin e regjistruar në tetë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në të gjithë territorin e shtetit për datat 24, 30 dhe 31 janar 2025.
Të premten, më 31.01.2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-së është regjistruar një qarkullim total prej 114,293,367 denarësh.
Të enjten, më 30.01.2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-së është regjistruar një qarkullim total prej 212,782,151 denarësh.
Të premten, më 24.01.2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-së është regjistruar një qarkullim total prej 213,985,705 denarësh.
Sipas analizës krahasuese të të dhënave, të premten, më 31.01.2025, krahasuar me të premten, më 24.01.2025, në tetë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve është vërejtur një rënie e qarkullimit total me 46.59%.
Të premten, më 31.01.2025, krahasuar me të enjten, më 30.01.2025, në tetë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve është vërejtur një rënie e qarkullimit total me 46.29%.
DAP do të vazhdojë të monitorojë dhe analizojë këto trende, si dhe të informojë publikun për të gjitha të dhënat e rëndësishme që ndikojnë në ekonomi.