Grupi i parë i pacientëve dhe të plagosurve nga Rripi i Gazës do të kalojë nesër kalimin kufitar Rafah

Grupi i parë i pacientëve dhe të plagosurve nga Rripi i Gazës do të kalojë nesër kalimin kufitar Rafah si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri një deklaratë me shkrim për këtë çështje.

“Grupi i parë i pacientëve dhe të plagosurve do të niset nga pika kufitare Rafah të shtunën, më 1 shkurt 2025”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e ministrisë përfshin informacione se “pacientët dhe shoqëruesit e tyre do të kontaktohen me telefon për të organizuar procedurat e udhëtimit sipas ekzaminimit të miratuar mes palëve”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të punojë për përgatitjen e autobusëve me pacientët dhe të plagosurit dhe që ato të lëvizin drejt pikës kufitare Rafah.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, ishte theksuar se pika kufitare Rafah ishte planifikuar të hapej pasditen e sotme në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit mes Tel Avivit dhe Hamasit.

Ushtria izraelite pushtoi pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit më 7 maj 2024.

Rafah i vetmi vendkalim kufitar i Gazës me botën e jashtme që nga ajo kohë ka qenë i mbyllur për kalimet.

Rihapja e pikës kufitare Rafah për kalimet ishte ndër dispozitat e marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 19 janar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button