Gashi: Turqia përveç që është mik dhe aleat i Maqedonisë së Veriut është edhe një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi gjatë ditës së sotme realizoi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Numan Kurtulmush.
Pas takimit, patën një deklaratë të përbashkët për media ku Afrim Gashi theksoi raportet e mira tregtare dhe ekonomike me Republikën e Turqisë e cila viteve të fundit është duke u thelluar.
“Jam shumë i kënaqur që Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një traditë të gjatë të bashkëpunimit ekonomik, që bazohet në tregti të lartë dhe investime të vazhdueshme. Turqia përveç që është një mik e aleat i Maqedonisë së Veriut, padyshim që është edhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë dhe një investitor i madh që kontribon fuqishëm në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm si infrastruktura, bujqësia, dhe industria”, deklaroi Gashi.

