Ahmeti në Kosovë, dyshohet se ka shkuar ta takojë Artan Grubin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, Haradinaj thotë se Kosova do të mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV, në luftën e tyre për avancimin e të drejtave.
Është e dyshimtë se përse pikërisht këto ditë Ahmeti vendos që të shkojë në Kosovë, kur dihet se atje ditë më parë kishte ikur bashkëpunëtori i tij i afërt Artan Grubi.
Zërat flasin se Ahmeti, ka shfrytëzuar këtë moment dhe ka takuar Grubin, për të diskutuar për zhvillimet e fundit, ikjen e tij nga Maqedonia e Veriut dhe vendosjen në listën e zezë amerikane.
Ndryshe sot pritet vendimi edhe për përcaktimin e paraburgimit për Grubin për rastin “Lotaria shtetërore”.



