Gjermania dhe Franca lëshojnë një tren me shpejtësi të lartë Berlin-Paris

Gjermania dhe Franca kanë nisur të hënën një tren të drejtpërdrejtë me shpejtësi të lartë midis Berlinit dhe Parisit, një lidhje e cilësuar si një simbol i miqësisë së ngushtë midis dy vendeve dhe një shenjë e potencialit të Evropës për të tërhequr më shumë udhëtarë që shfrytëzojnë trenat.

“Është hera e parë që do të ketë një tren ditor midis dy kryeqyteteve tona”, ka deklaruar Jean-Pierre Farandou, shef ekzekutiv i operatorit francez SNCF, raporton AP.

Me rreth tetë orë udhëtim, shërbimi një herë në ditë me trenat ICE të Deutsche Bahn gjerman ofron një rritje të komoditetit dhe jo ndonjë kursim të madh kohe në krahasim me lidhjet e tjera indirekte.

“Ne po mendojmë se do të ketë më shumë klientë në trena dhe sigurisht, ne po mendojmë gjithashtu që disa klientë do të ndryshojnë rrugëtimin nga avionë në trena” ka thënë për AP menaxherja e prodhimit të Deutsche Bahn, Anja Schollmann.

Treni i ri ndalon rrugës në Frankfurt, Karlsruhe dhe në qytetin francez të Strasburgut, një nga shtëpitë e Parlamentit Evropian.

ICE i ri Berlin-Paris është pjesë e ndryshimit vjetor të mesit të dhjetorit të orareve evropiane të trenave.

Ndër të tjera këtë herë, ka edhe një lidhje të re direkte të trenit me shpejtësi të lartë midis Mynihut dhe Amsterdamit, një udhëtim shtatë orësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button