Kurti në Sarajevë, reagon sërish Dodik: Dikush duket se po nxiton të krijojë kaos në Bosnje dhe Hercegovinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ndodhet sot në Sarajevë dhe nesër duhet të marrë pjesë në seancën e zgjeruar të Rrethit 99 në Bashkinë e qytetit.
Me këtë rast, presidenti i entitetit të RS, Milorad Dodik foli sërish në Platformën X mëngjesin e sotëm.
Ai nuk kurseu asnjë ofendim e spekulim.
Madje u ankua që ai sot do të duhet të paraqitet në gjyq, në kohën kur Kurti viziton Sarajevën.
“Kurti po vjen në Sarajevë për të folur për pakicat kombëtare, unë si president i Republikës Srpska dhe anëtar i popullit përbërës, po vij në Sarajevë për të marrë pjesë në gjykatë. Ndërsa Kurti, i cili është përgjegjës për sulmet e shumta ndaj popullit serb dhe vendeve të shenjta ortodokse, është mirëpritur në Sarajevë me respekt, unë, presidenti i zgjedhur i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, jam në gjyq sepse nuk respektoj ligjet që kanë qenë nuk kaloi nga vullneti i popullit, por në zyrat dhe kuzhinat e atyre që qëndrojnë sot pas këtij provokimi. Dikush duket se po nxiton të krijojë kaos në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Dodik duke vazhduar me gjuhë urrejtëse ndaj tij.