(VIDEO) A po bie regjimi i Asadit në Siri?
Grupet e armatosura kundër regjimit sirian të Bashar al-Assadit kanë përparuar drejt provincës Hamas, pas përparimit të tyre të mëparshëm në provincat Alepo dhe Idlib, transmeton Anadolu.
Gjatë katër ditëve të fundit, grupet kundër regjimit janë përleshur me forcat e regjimit, duke vazhduar përparimin e tyre në të gjithë vendin.
Pasi kanë rifituar nga forcat e regjimit pjesën më të madhe të provincës Alepo dhe të gjithë provincën Idlib, grupet e armatosura tani po përparojnë drejt provincës Hama, e cila shtrihet në jug të Idlibit dhe është nën kontrollin e regjimit.
Në mbrëmje, grupet rifituan rrethin Khan Shaykhun në Idlibin jugor dhe vazhduan përparimin duke marrë kontrollin e disa qyteteve në veri të Hamas, përfshirë Taybat al-Imam, Kafr Zayta, Kafr Nbouda, Hilfaya, Qalat Madiq, Latamneh, Soran, Kirnez, Mardes, Hamaiyet dhe Termala.
Grupet e armatosura morën gjithashtu kontrollin e rrethit Morik, i cili është kyç në autostradën M5.
Grupet e armatosura tani janë pozicionuar rreth 20 kilometra nga qendra e qytetit Hama, ku vazhdojnë të përleshen me forcat e regjimit.
Çfarë ndodhi?
Më 27 nëntor, shpërthyen përleshjet midis forcave të regjimit të Assadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në zonën rurale perëndimore të qytetit Alepo në Sirinë veriore.
Më 27 dhe 28 nëntor, grupet e armatosura kundër regjimit përparuan shpejtë nga zona rurale perëndimore e Alepos drejt qendrës së qytetit, duke fituar kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit.
Sot, grupet e armatosura gjithashtu rimorën rrethin Khan Shaykhun, duke fituar kontrollin mbi të gjithë Idlibin.