Izraeli bombardon një tendë refugjatësh në jug të Gazës, vriten 6 palestinezë

Raportohet se 6 palestinezë janë vrarë në sulmin e ushtrisë izraelite në një tendë ku po qëndronin refugjatët në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore, avionët luftarakë të ushtrisë izraelite bombarduan një tendë që strehonte refugjatët në rajonin Al-Mevasi, në perëndim të Khan Younis.
Në sulmin që synonte tendën ku ishte strehuar familja El-Mehmum, humbën jetën 6 persona dhe u plagosën shumë tjerë.