Sheqerinska: Do të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s

Radmilla Sheqerinska, pas emërimit të djeshëm si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s, ka falënderuar për urimet e shumta dhe tha se suksesi i saj personal është sukses i mbarë vendit.
Ajo thotë se do të përfaqësojë me krenari vendin në rolin e saj të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para meje është një përgjegjësi që kërkon angazhim të plotë dhe punë në tema që janë vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin global. Do të vazhdoj të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s, por edhe ta përfaqësoj Maqedoninë e Veriut me krenari në këtë pozitë të lartë ndërkombëtare.
Çdo fjalë juaj e mbështetjes është gjithashtu një kujtesë se suksesi nuk është vetëm personal, por edhe sukses për vendin tonë.