Reuters: Putin i hapur për të negociuar me Trump për një armëpushim në Ukrainë

Vladimir Putin duket i hapur për negociata me Donald Trump në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për një armëpushim në Ukrainë, siç raporton Reuters.

Por, Putin përjashton çdo kompromis për territorin dhe këmbëngul se Ukraina duhet të heqë dorë nga aspiratat e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Reuters raporton se pesë zyrtarë aktualë dhe ish-rusë thanë se Kremlini mund të binte dakord për një ngrirje të armiqësive në vijën e frontit në Ukrainë.

Pak ditë më parë Vladimir Putin deklaroi se çdo marrëveshje armëpushimi duhet të pasqyrojë “realitetet” në terren, duke shtuar se ai kishte frikë nga një armëpushim jetëshkurtër që do t’i lejonte Perëndimit të riarmatoste Ukrainën.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, dy nga burimet e Reuters theksojnë se vendimi i Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat amerikane ATACMS për sulme thellë brenda Rusisë mund të ndërlikojë dhe vonojë çdo zgjidhje dhe të forcojë kërkesat e Moskës.

Nëse nuk arrihet një armëpushim , thanë të dy burimet, atëherë Rusia do të vazhdojë të luftojë.

Reuters foli gjithashtu me drejtorin e komunikimit të Trump, Stephen Chang, i cili tha se presidenti i ri amerikan “është i vetmi person që mund të bashkojë të dyja palët për të negociuar paqen dhe për të punuar për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i dhënë fund vrasjeve”.

Për çfarë mund të bihet dakord?

Të pyetur se çfarë mund të sjellë një marrëveshje armëpushimi, dy nga burimet ruse iu referuan një projekt-marrëveshjeje që u miratua në prill 2022 pas bisedimeve në Stamboll dhe të cilit Putini i është referuar publikisht si një bazë e mundshme për një marrëveshje.

Sipas këtij plani, një kopje e të cilit është parë nga Reuters, Ukraina do të duhej të pajtohej me neutralitetin e përhershëm në këmbim të garancive ndërkombëtare të sigurisë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button