Radev: Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është i detyrueshëm dhe Siljanovska e di shumë mirë

Presidenti i Bullgarisw, Rumen Radev ka mohuar sot pretendimin e presidentes sw RMV-sw, Gordana Siljanovska-Davkova se në takimin e tyre në Baku nuk ka komentuar propozimin për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.

“Siljanovska, si një avokate e mirë, e di shumë qartë se detyrimet e marra sipas marrëveshjeve ndërkombëtare thjesht duhet të përmbushen”, tha Radev për BGNES.

“Shpreha një vlerësim shumë të qartë dhe zonjën Siljanovska edhe një herë e njoftova më hollësisht me kornizën e negociatave dhe konsensusin e përgjithshëm evropian nga qershori i vitit 2022, i miratuar edhe me marrëveshjen e atëhershme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. E njoftova gjithashtu me Traktatin tonë të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit dhe, çka është shumë e rëndësishme, me protokollin e dytë sipas këtij Traktati. Këto janë obligime ndërkombëtare dhe zonja Siljanovska, si juriste e mirë, e di shumë qartë se obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare thjesht duhet të përmbushen. Edhe një herë theksova gatishmërinë tonë për të ndihmuar që sa më shpejt të arrihen kushtet e parapara në këto dokumente ndërkombëtare, në mënyrë që të hapen dyert për fillimin e negociatave”, tha Radev.

Deklarata e Radevit është reagim ndaj deklaratës së djeshme të Siljanovska – Davkovës se zgjidhja në largim, solomonike, e kontestit me Bullgarinë janë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button