Ndalohet një person në kufi me Serbinë, u kap me vula të strukturave paralele serbe

Një person është ndaluar nga Policia në pikën kufitare në Bërnjak, pasi u kap me disa vula të strukturave paralele serbe.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë në pyetje personin që është prezantuar si drejtor i shkollës në Gojbulë dhe ia ka marrë vulat e strukturave paralele serbe të cilat i ka pasur në një çantë dore.

Për rastin ka reaguar edhe drejtori i zyrës i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulë në pikën kufitare në Jarinjë. Arsyeja ishte se ai kishte me vete vulat e kësaj shkolle”.

“Sulmi ndaj shkollave serbe do të ishte fundi i gjithçkaje”, ka thënë Petkoviq

Personi është liruar pas marrjes në pyetje, ndërsa konfirmohet se policia ka konfiskuar vulat.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button