Koreja e Jugut do të ndërmarrë masa rreth marrëdhënieve ushtarake të Koresë së Veriut me Rusinë

Koreja e Jugut u zotua se do të ndërmarrë “masa me faza” në përgjigje të bashkëpunimit ushtarak në rritje midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, megjithëse veprimet specifike ende nuk janë bërë të ditura, transmeton Anadolu.

Seuli i kërkoi Phenianit që “të tërheqë menjëherë trupat nga Rusia”, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap. Qeveria e Koresë së Jugut pretendon se Koreja e Veriut ka dërguar tashmë 1.500 trupa në Rusi dhe po konsideron dërgimin e 10 mijë ushtarëve shtesë.

As Koreja e Veriut dhe as Rusia nuk i kanë komentuar akuzat e Seulit, megjithëse Kremlini ka mbrojtur të drejtën e tij për të zhvilluar marrëdhënie me Phenianin, duke e quajtur atë një çështje të sovranitetit rus.

SHBA-ja, një aleat kyç i Koresë së Jugut, nuk i ka konfirmuar pretendimet se trupat e Koresë së Veriut janë vendosur në Rusi.

NATO ka kërkuar gjithashtu më shumë informacione. Shefi i Aleancës, Mark Rutte, dje bisedoi me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, duke deklaruar se nëse konfirmohet vendosja e trupave të Koresë së Veriut për të mbështetur Rusinë në Ukrainë do të përfaqësonte një “përshkallëzim të rëndësishëm”.

Në një hap të mundshëm të mëtejshëm, Seuli po shqyrton dërgimin e një ekipi në Ukrainë për të monitoruar vendosjen e supozuar të ushtarëve të Koresë së Veriut, njoftoi Yonhap.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button