Trajko Sllaveski përkrah iniciativën për “Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptare”

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe ish-ministër i Financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, profesori universitar Trajko Sllaveski, në X ka shprehur mbështetje të fuqishme për iniciativën e partive shqiptare (VLEN) në Qeveri për hapjen e Akademinw shqiptare tw Shknwcave dhe Arteve. Sipas Sllaveskit, kjo shoqatë do të ishte homologe e ASHAM-it dhe do të përfaqësonte një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe shkencës.

“Përkrah fuqishëm iniciativën për themelimin e Akademisw Shqiptare tw Shkencave dhe Arteve me titull pune “Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare” me seli në Tetovë”, ka shkruar Sllaveski.

Sipas tij, shkenca luan një rol kyç në përparimin e një shoqërie dhe kjo akademi e re mund të kontribuojë në këtë.

Sllaveski shtoi se pret që një shoqëri e tillë të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shkencës dhe të japë kontribut konkret në sferën sociale dhe ekonomike, si dhe në zhvillimin e industrisë.

“ASHSHA mund të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shkencës dhe përmes projekteve konkrete të japë kontribut në sferën sociale dhe zhvillimin e ekonomisë dhe industrisë në vendin tonë”, sqaroi Sllaveski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button