Kapen 39 pedofilë ballkani, ka edhe nga Maqedonia

Një operacion i madh i përbashkët kundër abuzimit seksual të fëmijëve në Ballkanin Perëndimor ka çuar në identifikimin e 39 pedofilëve në tetë shtete, njoftoi sot Europol, duke vënë në dukje se dy viktima janë vendosur nën sistemin e mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se aksioni “Mozaiku 2023” u drejtua nga policia sllovene dhe u koordinua nga Europoli në kuadër të platformës multidisiplinare evropiane kundër kërcënimeve kriminale. Qëllimi i operacionit ishte identifikimi dhe arrestimi i personave që përdorin forume dhe aplikacione në internet për të shkëmbyer dhe shpërndarë materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Gjatë aksionit “Mozaiku 2023” në Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Kroaci dhe në Hungari janë realizuar një sërë aksionesh në periudhën 6-17 nëntor. Policia ka kryer 41 kontrolle në këto vende pas një hetimi për ndarjen e imazheve dhe videove të abuzimit seksual të fëmijëve.

Gjatë bastisjeve, u sekuestruan më shumë se 200 sende që përmbanin imazhe ose video të abuzimit seksual të fëmijëve, duke përfshirë kompjuterë, telefona celularë, pajisje serveri dhe karta memorie.

Roli i Europolit ishte të lehtësonte shkëmbimin e informacionit midis vendeve të përfshira dhe të përmirësonte më tej të kuptuarit e situatës në Ballkanin Perëndimor duke verifikuar informacionin e sekuestruar dhe duke ofruar paketa të inteligjencës për të mbështetur hetimet e vazhdueshme në rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të platformës multidisiplinare evropiane, Sllovenia, Kroacia, Hungaria dhe Qendra Evropiane e Krimit Kibernetik të Europolit kanë bashkuar forcat për të formuar një rrjet ekspertësh në Ballkanin Perëndimor me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button