131 shoferë të sanksionuar në Shkup
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
Policia paralajmëron se kontrollet e rrepta të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.