Masat kundër turizmit masiv: Nga e enjtja, Venecia kufizon numrin e vizitorëve

Nga e enjtja, Venecia do të kufizojë numrin e vizitorëve në grupet turistike në 25 dhe guidave turistike do t’u ndalohet përdorimi i altoparlantëve për të “mbrojtur paqen e banorëve” dhe për të siguruar lëvizje më të lirë të këmbësorëve.- Advertisement –

Fëmijët nën dy vjeç, si dhe nxënësit dhe studentët në udhëtime shkollore, nuk përfshihen në këtë numër.

Ata që nuk respektojnë masat e reja mund të përballen me gjoba nga 25 deri në 500 euro, raporton Reuters.

Kufizimet, të planifikuara fillimisht për në fillim të korrikut, përfshijnë qendrën e qytetit si dhe ishujt Murano, Burano dhe Torcello.

Në prill, Venecia u bë qyteti i parë në botë që prezantoi një sistem pagese për vizitorët në një eksperiment që synonte të pengonte pushuesit të vizitonin gjatë sezonit.

Skema zgjati 29 ditë, e ndjekur nga konsultimet për të ardhmen e projekteve që synojnë reduktimin e ndikimit të turizmit masiv në Venecia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button