AUV vendosë tërheqjen e kubeve të rrezikshme të supës “Podravka”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur një procedurë urgjente për tërheqjen nga tregu të kubeve të supës potencialisht të pasigurta nga Kroacia, për shkak të pranisë së mundshme të një trupi të huaj, respektivisht për shkak të kontaminimit që ka ndodhur pasi një makinë e prodhimit në fabrikën e kompanisë në Kroaci është prishur. Bëhet fjalë për kubin e supës së viçit të prodhuesit “Podravka”, seria 0507241, me afat ruajtje 05.07.2025 dhe një kub supë pule seri 0307241, me afat ruajtje 03.07.2025.
“AUV-ja ka marrë njoftimin e alarmit për produktet potencialisht të pasigurta të importuara në vend dje në orët e vona të pasdites përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimet e Pasigurta të Kafshëve të BE-së (RASFF – Window) me numër referencë 2024.5845”, njofton Agjencia e Ushqimit.
Vendi raportues është Republika e Kroacisë, ku produktet e tilla janë tërhequr nga qarkullimi.
U bëjmë thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktet me këta numra serialë që të mos i përdorin, ose t’i kthejnë në vendin ku janë blerë, ose t’i asgjësojnë në mënyrë të padëmshme.