Izraeli vret liderin e Hamasit

Ismail Haniyeh, udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, u vra në Teheran, njoftoi Hamasi herët këtë të mërkurë.

Një deklaratë e Hamasit tha se “Haniyeh vdiq si rezultat i një sulmi tinëzar sionist në rezidencën e tij në Teheran, pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian”.

Garda Revolucionare e Iranit konfirmoi atentatin, i cili u raportua nga TV shtetëror iranian herët këtë mëngjes, dhe analistët gjithashtu pretendojnë se Izraeli e vrau Haniyeh, sipas AP.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se avionët luftarakë të forcave ajrore izraelite vranë komandantin më të lartë ushtarak të Hezbollahut dhe kreun e njësisë së tij strategjike, Fuad Shukr, i njohur gjithashtu si “Sayyid Muhsan”, në zonën e Bejrutit.

Izraeli ka heshtur për vdekjen e Haniyeh, me mediat atje që raportojnë se zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ministrat të mos komentojnë. Megjithatë, ministri i Trashëgimisë së ekstremit të djathtë Amihai Elihayu, festoi vdekjen e udhëheqësit të Hamasit në Platformën X.

“Vrasja e bën botën pak më të mirë”, shkroi ai në hebraisht.

Ndërsa në një reagim nga Turqia, Ministria e Punëve të Jashtme atje dënoi vrasjen “e tmerrshme” të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke thënë se “tregon edhe një herë se qeveria e Netanyahut e Izraelit nuk ka ndërmend të arrijë paqen” dhe “rajoni do të përballet me konflikt shumë më të madh nëse komuniteti (ndërkombëtar) nuk ndërmerr veprime për të ndaluar Izraelin”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button