Polici e “kallë nejen” në dasëm me armën zyrtare, suspendohet nga puna

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka paraqitur kallëzim penal kundër M.K. dhe A.D., të dy nga Radovishi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” nga neni 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Me datën 25.07.2024 rreth orës 00:00 në oborrin e shtëpisë në Radovish, i akuzuari i parë M.K., zyrtar policor në Drejtorinë e Policisë Radovish, i cili nuk ishte në punë, me pistoletën e tij zyrtare ka shtënë në ajër pesë plumba, pas së cilës i akuzuari A.D., duke i mbajtur armën, së bashku me të denoncuarin e parë, kanë qëlluar me katër plumba në ajër, duke shkaktuar rrezik për jetën dhe trupat e të pranishmëve. Ngjarja është regjistruar me celular nga një person i tretë, i cili ia ka dërguar regjistrimin A.D., i cili nga ana e tij e ka publikuar në një rrjet social”, njofton MPB.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj M.K. dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore, njofton Ministria e Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button