Ministrja e Jashtme e Rumanisë Odobesku për vizitë në Shkup

Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobesku, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Siç kumtoi MPJ, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, partneriteti në kuadër të NATO-s, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.
U planifikua që ministrat do të nënshkruajnë Plan Veprimi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dyja vendeve si dhe Protokoll për bashkëpunim në fushën e Arsimit.
Gjatë qëndrimit në Shkup, ministrja Odobesku do të takojë edhe përfaqësues të tjerë të kreut shtetëror.



