Kryqi i kuq: U goditën me predha zyrat tona në Gaza, 22 të vdekur që u strehuan aty

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej bombardimeve, të cilat kanë vrarë 22 njerëz të strehuar në afërsi të atyre ambienteve.

“Predha të kalibrit të rëndë kanë rënë disa metra larg zyrave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në pasditen e së premtes”, ka thënë kjo organizatë përmes një deklarate.

Në të është thënë se të gjitha palët kanë obligim të marrin masa për të shmangur dëmet në civilë dhe zona humanitare.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i ka thënë transmetuesit britanik BBC se hetimet fillestare tregojnë se “nuk ka tregues” që është kryer sulm në atë zonë, por që po kryhen hetime.

“Sulmi ka dëmtuar strukturën e zyrës së Kryqit të Kuq, e cila është e rrethuar me qindra civilë të pastrehë që po jetojnë në tenda, përfshirë shumë kolegë palestinezë”, ka thënë Kryqi i Kuq.

Sipas organizatës, 22 njerëz janë vrarë dhe 45 të tjerë janë të plagosur.

Ajo ka thënë se ky incident i rëndë është vetëm njëri prej disave në ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka raportuar për shifra tjera, duke thënë se 25 njerëz janë vrarë dhe 50 janë plagosur si rezultat i agresionit izraelit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button