Vullkani kërcënon Islandën

Ndërsa kërcënimi i vullkanit në Islandë bëhet gjithnjë e më konkret, shumë banorë të një fshati janë rikthyer në shtëpitë e tyre për të shpëtuar sendet personale. Grindavik është tronditur nga një seri tërmetesh në javët e fundit. Pas urdhrit të evakuimit, banorët janë lejuar të kthehen për të mbledhur sendet me vlerë.

“Ka shumë tension pasi sapo shkova dhe pash shtëpinë time, për herë të parë që prej së premtes. Pasi e pashë, tensioni po ulet por kam shumë emocione. Kështu ndihem aktualisht”, tha Johannes Johannesson, banor i Grindavikut.

Vetëm dy persona për makinë lejohen të hyjnë në zonë. Për disa ishte një mundësi për të shpëtuar kafshët shtëpiake apo ato të fermave.
Për të tjerë ishte një shans për të tërhequr sendet me vlerë monetare dhe sentimentale. Askush nuk e di se kur do të mund të kthehen përgjithmonë, apo çfarë do të gjejnë aty.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button