Një burrë nga Shkupi dyshohet për grabitje të bankës

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 31 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Grabitje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. I dyshuari vjedhjen e ka kryer më 4 qershor muaji në një bankë në rr. “Bojmija” në Shkup nga ku ka marrë 2.628.901,55 denarë.
Siç njoftoi sot Prokuroria Publike, “më 4 qershor, i dyshuari ka hyrë në një filial të bankës në rr. “Bojmija” në Shkup dhe me kanosje të rëndë dhe përdorimin e armës së zjarrit, duke kërcënuar jetën dhe trupin e dy punonjësve të bankës, ka marrë 2.628.901,55 denarë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm. Menjëherë ka ikur nga vendi. Pas zbulimit dhe heqjes së lirisë, u gjetën edhe paratë dhe u kthyen në bankë”.
“Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, njofton Prokuroria Themelore Publike.



